Rreth Rento 24

Rento 24 është një platformë për vetura me qira në Kosovë.

Kompanitë vendore të qirasë i shfaqin veturat e tyre në rento-24.com dhe në aplikacionin Rento 24. Ju i rezervoni online dhe e merrni veturën në Prishtinë ose në Aeroportin e Prishtinës, dhe çdo veturë tregon disponueshmërinë reale për datat tuaja.

Si funksionon rezervimi

Çdo veturë në Rento 24 vjen nga kompania e qirasë që e zotëron. Kërkoni sipas datave tuaja dhe do të shihni vetëm veturat që janë të lira në ato ditë, me çmimin për tërë udhëtimin.

Një pjesë të çmimit e paguani online për ta konfirmuar rezervimin, dhe pjesën tjetër ia paguani kompanisë kur e merrni veturën. Te disa kompani e gjithë qiraja paguhet online; sido që të jetë, të dyja shumat i shihni para se të paguani. Si funksionojnë pagesa dhe depozita (në anglisht).

Kontrata e qirasë është mes jush dhe kompanisë. Rento 24 merr rezervimin dhe pagesën online, përcjell mesazhet mes jush dhe kompanisë dhe ju ndihmon kur diçka nuk shkon mirë.

Kompanitë në Rento 24

Këto kompani qiraje i shfaqin aktualisht veturat e tyre në Rento 24. Secila ka faqen e vet me gjithë flotën, çmimet dhe vlerësimet e njerëzve që kanë marrë veturë me qira prej saj.

Drejtoni një kompani qiraje? Vendosni flotën tuaj në Rento 24.

Kush e drejton Rento 24

Rento 24 drejtohet nga Rento24 GADI SH.P.K., kompani e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Kompania:
Rento24 GADI SH.P.K.
Numri unik identifikues (NUI):
812457390
Adresa e regjistruar:
Mark Raka 31, 10000 Prishtinë, Kosovo

KontaktiKushtet e shërbimitPolitika e privatësisë

Aplikacioni

Rento 24 për Android është në Google Play: kërkoni, rezervoni, paguani dhe i shkruani kompanisë nga telefoni juaj.